Vrau njerkun pasi mbante fotot e saj nudo në kompjuterin e tij, merret vendimi për stilisten amerikane!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau njerkun pasi mbante fotot e saj nudo në kompjuterin e tij, merret vendimi për stilisten amerikane!

Stilistja amerikane, Jade Janks u shpall fajtore për vrasjen e ish-njerkut të saj, i cili dyshohet se mbante fotot e saj nudo në kompjuterin e tij. Një gjykatë në Vista, Kaliforni, dënoi 39-vjeçaren për vrasjen e 64-vjeçarit, Thomas Merriman pas një dite diskutimesh, edhe pse ajo mbrojti pafajësinë e saj deri në fund.

Janks pohoi se vdekja e Merriman më 31 dhjetor 2020 ishte rezultat i shëndetit të tij të dobët dhe keqpërdorimit të ilaçeve, jo veprimeve të saj. Megjithatë, ajo pranoi se kishte zbuluar më shumë se 100 foto nudo të saj në kompjuterin e 64-vjeçarit, të cilat e kishin lënë të tmerruar.

“Nuk është aksident, është një vrasje me paramendim”, tha prokurori Jorge del Portillo gjatë procesit gjyqësor, me argumentet e prokurorisë që përfundimisht e bindën se 39-vjeçarja e drogoi dhe më pas e mbyti Merriman.

Fotot e Janks janë realizuar një dekadë më parë nga ajo dhe partneri i saj i atëhershëm. Është e paqartë se si 64-vjeçari fitoi akses në dosjet e saj personale. Sipas raportimeve lokale, në gjyq u zbulua se 64-vjeçari kishte vendosur një nga fotot nudo të 39-vjeçares në sfond të ekranit në kompjuterin e tij.

Pas shpalljes së vendimit në rastin që ka tronditur Kaliforninë, avokati i Janks, Mark Carlos, përsëriti se nuk kishte “asnjë provë” që klientja e tij e mbyti viktimën, trupi i të cilit u gjet nën një grumbull kuti kartoni. Stilistja pritet të përballet me 25 vite heqje lirie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE