“E njoh Ervis Martinajn…”/ Deklarata ‘bombë’ e ish-drejtorit të Lartë të Policisë: Ja si filloi përplasja mes tij dhe politikës

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E njoh Ervis Martinajn…”/ Deklarata ‘bombë’ e ish-drejtorit të Lartë të Policisë: Ja si filloi përplasja mes tij dhe politikës

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi deklaroi se e njeh personalisht të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj, për të cilin tha se ishte një biznesmen i lojërave të fatit.

Në emisionin “Revieë”, Prençi u shpreh se pas vitit 2013, politika kërkoi t’i hynte në pjesë Ervis Martinajt në aktivitetin e tij, ndaj tanimë ai nuk trajtohet thjesht si një biznesmen, por si kriminel.

“Nuk ishte Ervis Martinaj kriminel dje. Ishte një punonjës pasionant i lojërave, i basteve sportive. Flas për pjesën përpara, unë e njoh Ervis Martinajn kur ishte punonjës vetë dhe montonte aparate dhe çuditërisht në atë kohë nuk ishte kriminel. Ai ishte një biznesmen që operonte në lojërat e fatit, flas për periudhën para vitit 2013.

Pas vitit 2013, kur politika dhe qeveria, nëpërmjet oktapodëve të tyre, kërkuan t’i futen në pjesë Vis Martinajt dhe u futën në negociata për t’i marrë aksione, aty filluan përplasjet. E di drejtësia shqiptare, e di edhe policia, kush tentoi dhe kush e inkriminoi Ervis Martinajn, kush i kërkoi pjesë Ervis Martinajn. Për këtë duhet të japë llogari dhe prokuroria, e dinë, madje i kanë edhe të regjistruara”, theksoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE