Prishtina i kërkon ndërhyrje për heqjen e barrikadave të serbëve, KFOR: Duhen zgjidhje me dialog!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prishtina i kërkon ndërhyrje për heqjen e barrikadave të serbëve, KFOR: Duhen zgjidhje me dialog!

Komandanti i KFOR-it vazhdon të mbështesë dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Gjeneral major Angelo Michele Ristuccia tha se mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë. Në një deklaratë të KFOR-it thuhet:

Eshtë e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione e të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë e të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut.  KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë e plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut!

Ndërkohë, Prishtina pret ndërhyrjen e forcave të Misionit të NATO-s për të larguar barrikadat e serbëve e që prej 10 dhjetorit kanë bllokuar rrugët për në pikëkalimet kufitare me Serbinë. Qeveria Kurti paralajmëron se nuk do të presë gjatë e pritet të veprojë po nuk pati reagim. Ngritja e barrikadave pasoi arrestimin e një ish-polici serb, i dyshuar si autor i një sulmi kundër zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri ku pati shumë sulme me armë e bomba çorientuese.

Qëllimi i serbëve ishte të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të zëvendësuar kryetarët e katër komunave. Ata dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të Prishtinës për riregjistrimin e targave të makinave duke zëvendësuar të Serbisë me të Republikës së Kosovës.

Më pas, Prishtina e Beogradi arritën marrëveshje, por planet për zgjedhje vendore mbetën dhe u caktua data 18 dhjetor. Serbët u hodhën në veprim për të mos i lejuar e shkaktuan incidente. Kjo çoi në shtyrje të votimeve për në prill e për sulmet u arrestua ish-polici Pantiç. Kaq mjaftoi që në veri të vendoseshin barrikadat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE