Vjen në jetë majmuni i vogël i cili peshon sa një top golfi!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen në jetë majmuni i vogël i cili peshon sa një top golfi!

Një kopsht zoologjik britanik njoftoi lindjen e një majmuni të vogël, që thuhet se peshon pothuajse sa një top golfi. Kopshti zoologjik Newquay në Cornwall, Angli, tha se majmuni ende pa emër lindi në nëntor nga majmunët Rina dhe Max të cilët u bënë prind për herë të parë.

Nga kopshti zoologjik bënë të ditur se majmuni, vendas në rajonet e Amazonës të Bolivisë, Brazilit, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë, tani është parë duke eksploruar rrethinën e tij. Në njoftimin e lindjes, Dave Rich, kreu i kopshtit zoologjik Newquay tha se:

Majmuni është në gjendje shumë të mirë. Edhe pse do të ngjitet në shpinën e nënës së tij edhe për pak kohë, ai tashmë po bëhet vërtet kureshtar, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin.

Kopshti zoologjik tha se majmunët Goeldi në lindje peshojnë midis 42.5 dhe 62.3 gram, përafërsisht sa pesha e një topi golfi. Këta majmunë zakonisht rriten deri në 22 centimetra gjatësi. Së fundmi një majmun me origjinë japoneze u bë i famshëm për ushtrim dhune. Në mediat botërore u bë lajm se një majmun prej disa javësh terrorizonte qytetarët në Japoni, duke lënë 50 persona të plagosur pas sulmeve që ushtronte mbi ta. Majmuni dhunues u konsiderua mjaft i rrezikshëm nga ana e autoriteteve japoneze, ndërsa së fundmi ai është gjetur dhe është vrarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE