Veriu i Kosovës, diplomati Ischinger: Nxitja e dhunës, Serbisë ia bën të pamundur anëtarësimin në BE!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Veriu i Kosovës, diplomati Ischinger: Nxitja e dhunës, Serbisë ia bën të pamundur anëtarësimin në BE!

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, duke iu përgjigjur në lidhje me barrikadat e ngritura nga serbët dhe tensionet në veri të Kosovës. Ischinger tha se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri e sipas tij, “Bashkimi Europian duhet urgjentisht të ketë rol vendimtar”.

Prej datës 10 dhjetor, grupe qytetarësh serbë kanë ngritur barrikada për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, i akuzuar për përfshirje në sulmin kundër KQZ-së, më herët këtë muaj.  Në një postim në Twitter, diplomati shtron pyetjen nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj, në këtë rast Kosovës do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian?!

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiç. Shefja e qeverisë së Beogradit vuri në dukje se “serbët në veri po qëndrojnë në barrikada për shkak që po kërkojnë të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe për shkak të arrestimit sipas dëshirës e mbajtjes peng të ish-policit serb, Dejan Pantiç”.

Por, Ischinger i vuri në dukje Bërnabiçit se “çështjet nuk zgjidhen duke nxitur dhunë”.

Ka kërkesa legjitime nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull, lidhet me adresimin e të tilla shqetësimeve nëpërmjet nxitjes së dhunës e trazirave publike. Serbia e di saktësisht si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar mënyrën si do të veprohet me barrikadat në veri të Kosovës. Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak, të dyja këto pika janë mbyllur për qarkullimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49469 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE