Akte vandalësh në Korçë, dëmtohen skulpturat e parkut

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akte vandalësh në Korçë, dëmtohen skulpturat e parkut

Persona të paidentifikuar ende kanë dëmtuar skulpturat e parkut të qytetit të Korçës. Burime bëjnë me dije se dëmtimi i tyre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.

Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE