Dy afrikano-veriorë grabisin djalin e Mateo Salvinit: U ndodh shumë personave në Milano

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy afrikano-veriorë grabisin djalin e Mateo Salvinit: U ndodh shumë personave në Milano

Djali i Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini, është grabitur mbrëmjen e 23 dhjetorit në Milano të Italisë. Lajmi është bërë i ditur ditën e djeshme nga mediat italiane të cilat bëjnë me dije se grabitja e të riut 19 vjeçar ka ndodhur rreth orës 20:00 të 23 dhjetorit.

Dy persona i dolën para 19 vjeçarit dhe i kërkuan të gjitha paratë që kishte me vete dhe celularin e tij. Grabitëist të cilët ishin afrikano-veriorë, e kërcënuan djalin e Slvinit me një shishe prej qelqi të thyer. Pas ngjarjes, ai ka arritur të kontaktojë me të atin i cili mban njëkohësisht edhe postin e zëvendës kryeministrit.

Një tregtar egjiptian i telefonave ka dorëzuar në polici telefonin e djalit të Salvinit pasi dy grabitësit ia kishin shitur për të marrë në këmbim një shumë parash.

Në një reagim të bërë, Salvini tha se djali i tij ishte në gjendje të mirë dhe se i kishte ndodhur e njëjta gjë që u ndodh shumë njerëzve në Milano.

“I ka ndodhur ashtu siç i ndodh për fat të keq shumë njerëzve në Milano. Fatmirësisht nuk u lëndua”- tha Salvini në reagimin e bërë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50928 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE