Goditi Berishën, Apeli lë në burg Gert Shehun!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Goditi Berishën, Apeli lë në burg Gert Shehun!

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, lidhur me masën e sigurisë “Arrest me burg” për Gert Shehun, i cili më 6 dhjetor goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës së opozitës në ditën kur në kryeqytet zhvillohej samiti i liderëve të BE-së.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë njofton se ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të  arrestit dhe caktimin e masës së  sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim G.SH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale te “Goditje për shkak te detyrës”.

Gjykata e Apelit sqaron se “fakt që lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 06.12.2022, rreth orës 12:25, në momentet kur disa parti opozitare, po organizoheshin për zhvillimin e një tubimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kohës që nga selia e subjektit politik “Partia Demokratike”, ka dalë zoti Sali Berisha deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë së bashku me simpatizantë dhe mbështetës së kësaj force politike dhe kane filluar lëvizjen përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark”, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (ish hotel-Dajti), një person i identifikuar me pas si G.Sh, është futur nëpërmjet grupit te kameramanëve dhe fotoreporterve që po filmonin marshimin dhe ka qëlluar pa paralajmërim me grusht në fytyrë Berishën”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G.SH. Caktimin e masës se sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga Neni 238 i Kodit Procedurës Penale personal ndaj personit nen hetim G.Sh. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim G.SH, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ose shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Toro, me vendimin datë 28.12.2022 vendosi: Miratimin e Vendimit Nr.2508 akti, date 09.12.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE