Kosovë, digjen disa kamionë te Shkëmbi i Dudës në Mitrovicën e Veriut!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kosovë, digjen disa kamionë te Shkëmbi i Dudës në Mitrovicën e Veriut!

Gjatë natës u dogjën disa kamionë me të cilët ishte bllokuar rruga në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës në Mitrovicën e Veriut. Nuk ka një informacion zyrtar lidhur me djegien e tyre. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Automjetet ishin vendosur aty më 27 dhjetor, kur grupe serbësh vendosën barrikada të reja në rrugët e veriut, duke bllokuar lëvizjen për në pikëkalimet kufitare me Serbinë. Djegia e këtyre kamionëve ndodh pikërisht kur pas bllokimit rreth 20 ditor, sot pritet heqja e barrikadave të serbëve në rrugët e katër komunave veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç.

Lajmi për largimin e barrikadave u bë i ditur një natë më parë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Për 24 apo 48 orë do të hiqen barrikadat! Besimi i serbëve në institucionet diskriminuese të Prishtinës nuk ekziston, dhe është i pamundur të arrihet. Ne nuk kemi besim te Kurti dhe nuk mund të kemi. Nëse vazhdojnë arrestimet dhe terrori kundër popullit serb do ta mbyllim përgjithmonë veriun e Kosovës për institucionet diskriminuese të Prishtinës. Pastaj, do të vendosim barrikada që nuk do të hiqen kurrë dhe që për Prishtinën ato do të jenë një kufi që nuk do të kalohet kurrë. Të mos ketë njohje të pavarësisë së Kosovës, në asnjë formë, sepse është territor i Serbisë.

Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua lidhur me dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore, në fillim të muajit. Pantiç u lirua dje nga paraburgimi pasi iu zëvendësua masa e paraburgimit me “Arrest shtëpie”. Në një protestë që u zhvillua në fshatin Rudarë të Zveçanit, përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën të tjera kushte për heqjen e barrikadave, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE