Shqipëria pret vendimin e OBSH, a duhet kërkuar testi për shtetasit nga Kina? Komiteti, ende nuk ka një vendim

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID019/ OBSH: Spitalet e Kinës po mbushen!

Përkeqësimi i situatës Covid në Kinë ka detyruar shumë vende të Europës dhe të SHBA-së të kthejnë masa kufizuese për shtetasit kinezë, siç janë testimet nëpër aeroporte, ndërsa komiteti teknik në Shqipëri as është mbledhur për të diskutuar në lidhje me këtë, ndërkohë që udhëtarët që vijnë nga Kina janë të shumtë.

Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë mesatarisht 15 raste çdo 24 orë dhe situata duket e qetë, ndërkohë që në Kine është shfaqur një variant i ri i Covid, Gryphon, i familjes “Omicron” por që mendohet se i tejkalon vaksinat anti Covid.

Edhe pse nga Kina informacionet janë të pakta, pasi ata kanë bllokuar publikimin e numrit të të infektuarve dhe humbjeve të jetës, shkencëtarët mendojnë se ata janë duke qarkulluar disa nënvariante të reja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE