DJ Steve Laviniere, pacienti që ka qëndruar më gjatë në spital si pasojë e COVID-19!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
DJ Steve Laviniere, pacienti që ka qëndruar më gjatë në spital si pasojë e COVID-19!

Pacienti që ka qëndruar më gjatë në spital si pasojë e COVID-19 në Britani e kaloi Krishtlindjen e tretë larg familjes së tij, por vëllai i tij binjak ende shpreson se do të kthehet në shtëpi këtë vit. Steve Laviniere, 59 vjeç dhe vëllai i tij binjak Bobby, të dy DJ të njohur të muzikës në Londër, u infektuan me virusin në mars 2020 pasi luajtën një koncert në Madrid dhe u vendosën në respirtatorë.

Ndërsa Bobby u hoq nga respiratori pas shtatë ditësh dhe iu deshën dy muaj për t’u shëruar nga virusi, Steve pësoi dështim të shumëfishtë të organeve dhe inflamacion të trurit dhe mbetet në spital. Ai nuk është në gjendje të ecë dhe duhet të ushqehet përmes një tubi. Pavarësisht se Steve ka kaluar gati tre vjet në spital dhe ka kërkuar kujdes gjatë gjithë kohës, Bobby thotë se qëndrueshmëria e vëllait të tij është një ‘mrekulli’ dhe se ‘çdo gjë po ecën në drejtimin e duhur’.

DJ u fut në koma, e shkaktuar nga një gjendje e rrallë neurologjike e quajtur Leukoencefaliti hemorragjik akut (AHLE). Bobby pretendon se njerëzit me AHLE nuk mbijetojnë dhe beson se është një ‘mrekulli’ që vëllai i tij është ende gjallë. Ndërkaq, rikujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin kufizime për udhëtarët nga Kina për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Këtë masë, paraprakisht nisën ta zbatonin Japonia dhe Italia e tani po i bashkohet Amerika. Në vendin aziatik, infektimet janë përhapur me shpejtësi që kur disa javë më parë, Pekini zyrtar vendosi të lehtësoje kufizimet kundër COVID-19/ës, në vazhdën e protestave masive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE