Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, njofton Policia e Kosovës. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas.

Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pika kufitare, do të vazhdojnë “me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues”.

Bllokimi i rrugëve ndodhi pasi më 10 dhjetor institucionet e Kosovës arrestuan ish-policin, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nën dyshimet se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror Zgjedhor në fillim të muajit dhjetor në Mitrovicë të Veriut si dhe në Zubin Potok.

Largimi i barrikadave filloi mesditën e 29 dhjetorit pas paraprakisht gjykata në Kosovë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak ish-policit Pantiq si dhe pasi serbët e Kosovës u takuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaori se mbështeste largimin e barrikdave nga rrugët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE