‘Pakoja e Madhe’, përfiton edhe ushtria e zjarrëfikësit.

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Pakoja e Madhe’, përfiton edhe ushtria e zjarrëfikësit.

Pjesë e Pakos së Madhe, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të jetë edhe efektivët e këmbësorisë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se djemtë dhe vajzat e kësaj kategorie nderuan Ushtrinë shqiptare.

“20 000 Lekët (e reja) të Pakos së Madhe janë edhe një formë shpërblimi për efektivët e këmbësorisë, pavarësisht pagës së tyre të rritur ndjeshëm, sepse këta djem e vajza e nderuan këtë vit Ushtrinë Shqiptare, duke merituar certifikimin e lartë të NATO-s si një trupë ekselence e Aleancës”, shkruan Rama.

Zjarrfikësit janë një tjetër kategori që do të përfitojnë nga paketa e madhe mbështetëse për 1 milionë individë që ka si qëllim të lehtësojë familjet nga inflacioni i luftës. Kryeministri Edi Rama njofton se zjarrfikësit do të marrin ndihmë 20 mijë lekë. Nga kjo mbështetje do të përfitojnë 1181 zjarrfikës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48557 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE