Sordi Manfred, ky artist i ri që pritet të sjellë surpriza në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Sordi Manfred, ky artist i ri që pritet të sjellë surpriza në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm!

I ftuar me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Lancio” ka qenë artisti i ri Sordi Manfred, i cili së fundmi ka publikuar projektin e tij muzikor në gjuhën angleze “Drops Of Rain”. Kënga e tij e parë është pritur mjaft mirë nga dëgjuesit dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”. I pyetur për këtë arritje të tij të parë dhe arsyen pse i mori kaq gjatë që të publikonte projektin e tij, Sordi është shprehur:

Jetoj në një vend ku njerëzit zakonisht thojnë se nuk është vonë kurrë. Jam shumë i suprizuar që në këto momente festash të shoh këngën time të fluturojë në këtë mënyrë. Ky projekt i ka fillimet para pandemisë ku kam nisur ta shkruaj për herë të parë dhe duke krijuar tingujt me instrumentin e vetëm, kitaren. Është një këngë që ka një ton pak të trishtuar.

Duke qenë se këngëtari ka zgjedhur të shfaqet me një emër artistik, kjo gjë kaq e veçantë ka tërhequr jo vetëm vëmendjen e dëgjuesve, por edhe të afërmve të artistit. Ai më tej është shprehur:

Të gjithë janë konfuzë kur e dëgjojnë. Ka lindur si bashkimi i dy humoristëve të mi të preferuar italianë, Alberto Sordi dhe Nino Manfredi. Për mua janë gjigandët e komedisë. Ka lindur si ide kur kam qenë duke parë filmat e tyre dhe aty vendosa si gjë. Janë dy persona shumë të rëndësishëm për mua.

Edhe pse artisti jeton në Amerikë, ai ka vendosur që karrierën e tij muzikore ta krijojë edhe në Shqipëri. I pyetur për këtë vendim, artisti është shprehur:

Unë e dua vendin tim shumë, gjuhën shqipe edhe pse projekti i parë doli në anglisht. Kam një raport historik edhe me Top Albania Radio. Jam ndër të parët që e kam dëgjuar atë radio në një rreth shumë të vogël. Dashuria jonë e parë ka qenë dëgjimi i kësaj radiojeje.

Së shpejti, pas këtij lançimi të parë, pritet që Sordi të sjellë edhe albumin e tij EP të parë, i cili shprehet:

Jemi duke punuar me 3-4 këngë dhe jemi duke përfunduar. Besoj në një kohë të shkurtër do të dalin dhe do të plotësojnë realizimin e albumit EP. Doja të krijoja albumin e parë personal. Nuk kam artistë të tjerë që po bashkëpunoj, por kam njerëz që po më ndihmojnë ta publikoj.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Drops of Rain”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë pjesë e “The Top List” sa më gjatë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE