Gjendet një person i vrarë me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

vovalbania January 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet një person i vrarë me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Viti 2023 ka nisur me një ngjarje të rëndë në qytetin e Dibrës. Një 42-vjeçar me iniciale M.Gj. dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi është bërë në sallën operative ndërkohë që policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur të pajetë 42-vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç, ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE