Loredana sapo na tregoi se ka nisur punën për të sjellë surpriza të reja!

vovalbania January 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana sapo na tregoi se ka nisur punën për të sjellë surpriza të reja!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak më parë Loredana me anë të një postimi në Istastory ka treguar se po punon për këngën e saj të re, pasi shfaqet në një studio muzikore.

Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte personi misterioz.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE