Telashe për Georgina Rodriguez, rregullat ‘strikte’ në Arabinë Saudite nuk e lejojnë të jetojë me Ronaldon. Ja arsyeja

vovalbania January 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Telashe për Georgina Rodriguez, rregullat ‘strikte’ në Arabinë Saudite nuk e lejojnë të jetojë me Ronaldon. Ja arsyeja

Georgina Rodriguez udhëtoi me Cristiano Ronaldon si pjesë e familjes së tij drejt Arabisë Saudite dhe ishte në skenë teksa ai u prezantua te klubi i Al Nassr që do të jetë “shtëpia” e tij për dy vitet e gjysmë të ardhshme.

Por tashmë nuk dihet nëse bukuroshja argjentinase do të mund të jetojë me Cristianon, pasi nuk e lejojnë rregullat strikte në vendin saudit.

sdfsdfdsdfsfsdf

Sipas ligjeve në vend, nuk lejohet bashkëjetesa mes dy personave të cilët nuk janë të martuar dhe Ronaldo me modelen nuk kanë vënë kurorë edhe pse kanë krijuar familje së bashku dhe u gëzohen fëmijëve që kanë lindur nga lidhja e tyre.

Një situatë e çuditshme, për të cilin mendohet se është vënë në lëvizje klubi i Al Nassr, që të zgjidhë këtë telash të pazakontë të yllit portugez dhe familjes së tij. Sipas rregullave aktuale, Xheorxhina mund të aplikojë për një vizë turisti duke qëndruar vetëm për kohëzgjatjen e saj në Arabinë Saudite.

Përndryshe do të duhet që ajo të kontraktohet nga vetë Al Nassr dhe të marrë një vizë veçmas, që i mundëson të jetojë ku dëshiron si “profesioniste për atë që është kontraktuar nga një kompani vendase”. Në teori, larg një lidhje jashtëmartesore siç është ajo me Ronaldon, por në këtë rast, shteti konservator pritet të mbyllë një sy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49963 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE