Kush e merr PS-në nëse ikën Rama? Kreshnik Spahiu zbulon emrin e politikanit të njohur: Është 5 herë më lartë

vovalbania January 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush e merr PS-në nëse ikën Rama? Kreshnik Spahiu zbulon emrin e politikanit të njohur: Është 5 herë më lartë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se pëlqyeshmëria më e lartë për Erion Veliaj krahasuar me dy liderët e tjerë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës lidhet me strategjitë e ndryshme që kanë PS dhe PD për politikanët e rinj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se fakti që Veliaj vlerësohet 5 herë më lart se Alibeaj e Basha dhe është zëvendësi potencial i Ramës në krye të partisë dhe qeverisë, lidhet me faktin se PS ka investuar për liderët e rinj, ndërkohë  që PD e ka baltosur gjeneratën e re brenda saj më shumë se kundërshtarët politikë.

“Socialistët kanë investuar për një elitë të re, ndërsa demokratët e kanë baltosur, kanë bërë investimin e gabuar dhe e kanë pështyrë vetë investimin e tyre. Basha dhe Alibeaj janë më të papëlqyerit për shkak të baltës së hedhur nga Berisha. PD shemb urat që kanë ndërtuar vetë, ja kanë bërë gropën vetes nuk ja ka bërë kundërshtari”, tha Spahiu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE