Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Fier, arrestohet autori i dyshuar!

vovalbania January 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagoset me thikë një 25-vjeçar në Fier, arrestohet autori i dyshuar!

Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Z. M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE