Luizi këshillon Kiarën dhe i tregon strategjinë që duhet të ndjekë!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi këshillon Kiarën dhe i tregon strategjinë që duhet të ndjekë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, teksa Luizi i ka shprehur pëlqimin bukuroshes. Ditën e sotme, fansat e dyshes kanë një arsye për t’u gëzuar duke qenë se Kiara e Luizi dhanë një përqafim shumë të ngrohtë më njëri-tjetrin. “Një përqafim do të jap”, i thotë Kiara Luizit, dhe vetëm kaq mjaftoi që atij t’i rikthehej buzëqeshja. Menjëherë pas këtij çasti Luizi e ka shoqëruar Kiarën dhe dyshja ka ecur me duar të bashkuara nëpër shtëpi.

Ndërkohë, në këmbënguljen e tij për ta bërë për vete Kiarën, Luizi po tregohet mjaft xhentil, duke u kujdesur për të nga detajet më të vogla si bërja e kafes, deri te këshillat dhe strategjitë që ajo duhet të ndjekë.

Eci lojës së saj, kjo është ideja, lojës së saj, lojës së Luizit, lojës së kujtdo. Jepi gjithmonë atë që ata duan, jo atë që ti ndjen ose atë që ti do.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE