Makina përfundon në lumë, shoferi shpëton mrekullisht në Librazhd!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina përfundon në lumë, shoferi shpëton mrekullisht në Librazhd!

Aksident automobilistik në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd. Makina me targa greke ra në lumë nga një lartësi rreth 20-30 metra. Nga informacionet paraprake mësohet se në automjet ishte vetëm shoferi i moshës 48-vjeç, i cili ka mundur të dalë ndonëse i plagosur. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE