Moti i keq, probleme nga shirat në Lezhë/Dëborë në verilindje e juglindje!

vovalbania January 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, probleme nga shirat në Lezhë/Dëborë në verilindje e juglindje!

Shirat e orëve të fundit kanë krijuar probleme në disa zona të qytetit të Lezhës. Në lagjen Besëlidhja, uji ka dalë nga pusetat e bllokuara duke sjellë vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve e gjithashtu të automjeteve. Prezenca e ujit nga reshjet ka krijuar trafik të rënduar në Lezhë, çka përsëritet kur ka shira të dendur.

 

Edhe sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike, me vranësira e reshje shiu. Temperaturat luhaten nga 0 në 14 gradë Celcius. Në relievet malore bie dëborë.

Në Bulqizë, nisën reshjet e para të dëborës për këtë vit. Ato bien në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, si edhe në afërsi të minierave të Zonës D në minierat e Martaneshit e të Tërnovës.

Policia iu bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë në rast nevoje, pasi terreni është i vështirë. Dëborë bie edhe në Peshkopi, Bajram Curri, Kukës, Pukë dhe Ersekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE