Gjashtë të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion treni në Paris, plagoset agresori

vovalbania January 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion treni në Paris, plagoset agresori

Një person ka plagosur me thikë gjashtë vetë, në një sulm të paprovokuar në stacionin e trenave Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës. Më pas, i dyshuari u qëllua nga policia, tha ministri i Brendshëm francez.

I dyshuari sulmoi disa persona, përfshirë një zyrtar policor, me “një armë të mprehtë” rreth orës 06:43, tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Ai tha se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk u bë publik, aktualisht gjendet në spital dhe po “lufton për jetë”.

Disa pasagjerë dhe një polic kufitar janë në mesin e të plagosurve, thanë zyrtarët.

Një polic u ther me thikë në shpinë nga sulmuesi, por ai shpëtoi pasi kishte të veshur një jelek antiplumb, tha Darmanin.

Sipas autoriteteve, një prej të plagosurve është në gjendje më serioze dhe është duke u trajtuar në spital.

Videot nga Gare du Nord, një prej stacioneve më të frekuentuar të trenave në Paris, shfaqën dhjetëra policë pranë hyrjes së stacionit. Autoritetet e rendit po ashtu kanë bllokuar hyrjen në këtë stacion.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë sugjeruar se cili mund të jetë motivi i këtij sulmi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE