Bllokohen kamionët në portin e Durrësit, nga e shtuna në radhë për t’u ngarkuar; punon vetëm një vinç

vovalbania January 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Porti i Durrësit, BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve!

Prej ditësh porti detar i Durrësit po përballet me vonesa të theksuara në përpunimin e kontejnerëve.

Dhjetëra kamionë qëndrojnë në radhë në pritje të ngarkohen, ndërsa drejtuesit e tyre ankohen për mungesë të mjeteve përpunuese.

Këtë të enjte janë mbi 150 kamionë që presin të ngarkohen dhe të c çojnë mallrat në destinacion, ndërsa mungesa e mjeteve dhe organizimi i punës shkakton kosto të larta jo vetëm për drejtuesit e kamionëve, por edhe për biznesin dhe tregun që pret mallrat e importuara.

Që nga viti 2021, terminali i kontejnerëve në portin e Durrësit administrohet nga kompania ”Mariner Adriatik”, sipas së cilës radhët janë shkaktuar jo nga mungesa e vinçave dhe mjeteve të ngarkim-shkarkimit, por nga volume i lartë i punës pas vitit të ri. Ditët e fundit në portin detar të Durrësit janë përpunuar 5 anije me kontejnerë, ndërsa dy të tjera janë në pritje.

Aksionistët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur situatën e krijuar dhe shmangur vonesat e theksuara në përpunim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE