“Digitalb Movie Night” në Big Brother Vip Albania!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Digitalb Movie Night” në Big Brother Vip Albania!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, padiskutim që janë protagonistë këto ditë, teksa kudo diskutohet për ta. Kush është më i fortë, kush bën strategji më të mirë, e kush e meriton fitoren, janë vetëm disa nga pyetjet që i shoqërojnë banorët e BBV. Mirëpo, veç strategjive dhe konkurrencës, banorët e BBV na kanë dhuruar dhe shumë momente gazmore, interesante dhe argëtuese. Duket se një mbrëmje tepër interesante na pret dhe sot, teksa një zarf nga Vëllai i Madh u lexua vetëm pak më parë, ku shkruhet rreth “Digitalb Movie Night”.

Banorë, Big Brother ju fton që të shfaqni aftësitë tuaja aktoriale nëpërmjet lojës “Digitalb Movie Night”. Ju do të ndaheni në çifte për të interpretuar disa nga skenat e filmave komikë romantikë…

Me siguri një natë shumë argëtuese i pret të gjithë ndjekësit e Big Brother, duke ju kujtuar se banorët gjithnjë krijojnë situata interesante dhe  disa artistike, teksa vetëm dy ditë më parë ata kanë kënduar karaoke brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE