“E vërteta të plagos dhe të fut në burg”/ Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E vërteta të plagos dhe të fut në burg”/ Dalina Buzi rendit një më një arsyet pse Luizi duhet të qëndrojë në Big Brother VIP Albania

Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë si opinioniste në “BBV1”, ka komentuar situatën e fundit me Luizin. Jo vetëm kaq, por Dalina Buzi ka folur edhe për qëndrimin e Kiarës ndaj tij dhe nuk ka lënë pas as lojën, sipas saj “boring dhe dramatike”, të banorëve të tjerë.

Teksa renditi disa arsye pse duhet të qëndrojë Luizi në shtëpi, ajo u shpreh se këngëtari është lojtar i fortë, bën lojë të mirë në shtëpi, nuk krijoj debate të kota dhe ka sens humori.

Sa i përket situatës me sëmundjen e tij, Dalina u shpreh se në pjesën e parë të Prime-it u menaxhua mirë nga Arbana dhe produksioni, ndërsa nuk ishte dakord me dërgimin e Luizit në spital dhe “analizat” disa-minutëshe që bëri.

Në lidhje me “fiksimin” e tij me Kiarën, Buzi u shpreh se ndjenjat e tij janë të vërteta si gaforre që është në horoskop, ndërsa shtoi se nuk ishte dakord me ekzagjerimin e moderatores në reagimin e saj. Sipas Dalinës, Luizi duhet të qëndrojë në shtëpi që tani ta shikojmë të luajë i vetëm.

Ajo nuk la pa komentuar banorët e tjerë si Amosin, për të cilin tha se flet me Oltën dhe e “fryn” për të thënë gjërat që nuk i thotë dot. Ajo shtoi se Armaldo “e mban mirë me të gjithë”, ndërsa Kristi bëhet “boring.” Si përfundim, sipas Dalina Buzit, Luizi duhet të qëndrojë sepse banorët e tjerë do të ishin të mërzitshëm pa të.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE