Lufta në Ukrainë, NATO zhvendos në Rumani avionët e zbulimit!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, NATO zhvendos në Rumani avionët e zbulimit!

NATO po zhvendos disa prej avionëve të zbulimit në Rumani, ndërsa aktualisht gjenden në Gjermani. Këta avionë do të jenë më pranë territorit të Ukrainës, teksa prej rreth një viti, Rusia vazhdon pushtimin e shtetit fqinj. Avionët e zbulimit me Sistemin Ajror të Paralajmërimit dhe Kontrollit (AWACS) pritet të shkojnë në Bukuresht të martën, “për të mbështetur prezencën e përforcuar të aleancës në rajon dhe monitoruar akvititetin ushtarak rus.

Avionët AWACS që zakonisht janë të stacionuar në perëndim të Gjermanisë, do të vendosen në bazën e forcave ajrore rumune në Otopeni në afërsi të Bukureshtit, rreth 200 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Për disa javë, këta avionë do të qëndrojnë në Rumani, që është shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu:

Ndërsa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Europë, nuk duhet të ketë dyshime lidhur me vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleatëve. AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionët nga qindra kilometra largësi, duke i bërë ata me aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin e mbrojtjes së NATO-s. E falënderojmë Rumaninë që do të pranojë avionët, shtet i cili jep një kontribut të rëndësishëm për paralajmërimin tonë të hershëm.

Rreth 180 pjesëtarë të personelit ushtarak, po ashtu do të dislokohen në bazën në Otopeni. NATO nuk ka specifikuar se sa prej 14 avionëve të saj AWACS që aktualisht gjenden në Gjermani, do të dërgohen në Rumani. Por, sipas burimeve, mediat kanë mësuar se tre avionë do të dërgohen në Rumani.

Avionët AWACS dhe radarët që kanë, janë në gjendje të zbulojnë e identifikojnë avionë të tjerë në një distancë prej më shumë se 400 kilometrash. Këta avionë po ashtu mund të dërgojnë informacione te avionët e tjerë. Në të kaluarën, avionë të tillë janë përdorur gjatë operacioneve kundër grupit militant Shteti Islamik apo në Afganistan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE