Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Celibashi thirrje bashkive: Merrni masa për të përmbushur detyrimet ligjore!

vovalbania January 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Celibashi thirrje bashkive: Merrni masa për të përmbushur detyrimet ligjore!

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që bashkitë të cilat ende nuk kanë dërguar elektronikisht hartën e qendrave të votimit, të përmbushnin detyrimet e tyre sa më shpejt.

Në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, Celibashi shkruan se duke qenë se afati për paraqitjen e hartave elektronikisht është tejkaluar, bashkitë të cilalat ende nuk i kanë dorëzuar, të marrin masa të menjëhershme.

“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të dates 14 maj 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”- shkruan Celibashi.

Ndërkohë që një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka nisur monitorimi i institucioneve publike, vendore dhe qëndrore për të ndaluar që këto të fundit të përdoren për fushata elektorale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48565 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE