“Cigaren” nga Butrint Imeri arrin shifrën e lartë të klikimeve në vetëm kaq pak kohë!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Cigaren” nga Butrint Imeri arrin shifrën e lartë të klikimeve në vetëm kaq pak kohë!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Këngëtari para pak javësh publikoi projektin e tij më të ri muzikor, i cili titullohet “Cigaren” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, kjo falë miliona klikimeve në YouTube. Përveç kësaj këngëtari e ka cilësuar projektin e tij të ri si hitin e dimrit e vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory ka treguar një tjetër sukses, ku mesa duket kënga ka arritur 10 milionë klikime në platformën YouTube.

Butrinti nuk para poston foto ose video nga jeta e tij e përditshme, por ditën e sotme Butrinti ka ndarë me ne një moment nga jeta dhe sakrificat e tij si artist. Një prej miqëve të tij ka postuar një video, ku duket Butrinti të cilin e ka zënë gjumi të shtrirë në stolat e aeroportit, pasi është duke udhëtuar për koncertet e tij dhe këtë video Butrinti e ka ripostuar në Instagramin e tij.

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48766 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE