Në majën e ndërtesës së dytë më të lartë në botë për të bërë një selfie, ju njohim me rusen Angela Nikolau!

vovalbania January 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në majën e ndërtesës së dytë më të lartë në botë për të bërë një selfie, ju njohim me rusen Angela Nikolau!

Një ruse është ngjitur në majën e ndërtesës së dytë më të lartë në botë për të bërë një selfie. 29-vjeçarja Angela Nikolau, ngjiti kullën Merdeka në Kuala Lumpur (678 metra e lartë) bashkë me partnerin e saj Ivan Beerkus. Sipas saj, kjo është qiellgërvishtësja më e bukur që ajo ka parë deri më tani.

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ajo shfaqet teksa mban këmbët varur në anë të kullës. Poshtë këmbëve të saj shtrihet qyteti. Nikolau dhe Beerkus njihen tashmë për aventurat e tyre në disa prej ndërtesave më të larta në botë në të cilat shkrepin selfie pas ngjitjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE