Aksidenti misterioz në Fier, polumbarët e RENEA-s kërkime në Seman për një makinë!

vovalbania January 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksidenti misterioz në Fier, polumbarët e RENEA-s kërkime në Seman për një makinë!

Vazhdon misteri për aksidentin e sotëm në Fier ku dyshohet se një makinë mund të ketë përfunduar në ujërat e lumit Seman në orët e para të mëngjesit. Gjithçka mori shkas nga evidentimi i parmakëve të thyer në njërën anë të urës së Mbrostarit, një pjesë e të cilëve përfundoi në ujë.

Poshtë urës u gjet pjesa e përparme e mjetit, por ende nuk dihet nëse makina ra në lumë apo drejtuesi u largua me automjet pas përplasjes.
Burime nga vendngjarja thonë se aty u zbulua edhe një targë makine që nga verifikimet rezulton të jetë marrë me qira nga një shtetas i moshës 26-vjeç me banim në Fier, telefoni i të cilit rezulton i fikur. Edhe në këtë rast, nuk përjashtohet që zbulimi i targës të jetë një rastësi.

Njoftimi zyrtar i Policisë Fier:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës u gjet targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një makine të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e RENEA-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendngjarje e vijojnë kërkimet, të mbështetur nga një varkë. Por, rryma e fortë e thellësia përbëjnë pengesë ndaj kërkuan mbylljen e digës së Gramshit, me qëllim që të bëhet e mundur ulja e nivelit të ujit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE