“Rënie drastike e temperaturave dhe nisja e borës”/ Lajda Porja tregon kthesën e fortë të motit

vovalbania January 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Rënie drastike e temperaturave dhe nisja e borës”/ Lajda Porja tregon kthesën e fortë të motit

Java që vjen pritet të jetë me reshje shiu në të gjithë vendin. Meteorologia Lajda Porja tha në emisionin Goodmorning Albanians se java që vjen nuk do të ketë asnjë ditë me diell, ndërsa shirat më intensive priten të  martën dhe të mërkurën.

Pjesa e parë e javës do të ketë më shumë reshje shiu dhe temperatura të larta, ndërsa pjesa e dytë do sjellë rënie të temperaturave dhe borë në juglindje.

Duke nisur nga e enjtja priten rënie të ndjeshme të temperaturave që do të shkojnë në -3 deri -4 gradë celsius në zonat malore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE