Bulqizë, i vendoset shiriti një pallati të dëmtuar nga tërmeti i fundit/Disa banorë refuzojnë largimin!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bulqizë, i vendoset shiriti një pallati të dëmtuar nga tërmeti i fundit/Disa banorë refuzojnë largimin!

Në Bulqizë, banorëve të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i mbrëmjes së 15 janarit iu është kërkuar të evakuuohen. Vendimin e mori bashkia, ndërsa për arsye sigurie, në orët e para të mëngjesit u bë dhe rrethimi me shirit i godinës që ruhet nga forcat e Policisë Bashkiake. Një pjesë e familjarëve janë dakord me vendimin e marrë, por ka të tjerë që kundërshtojnë, duke refuzuar të largohen dhe thonë se nuk kanë ku të shkojnë.

Për më shumë, mësohet se i njëjti pallat mori dëmtime edhe në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019. Por, një banor i cili shprehet i vendosur për të mos dalë nga banesa thekson se plasaritjet janë edhe më të hershme, por se nuk ka frikë.

Nuk jam dakord fare se kam shtëpinë time aty. Do të rri aty. Pallati ka tre vite që është plasaritur, para se të binte tërmeti i vitit 2019. Nuk është prekur nga tërmeti. Ra tërmeti tjetër para tre ditësh, nuk ka asnjë shenjë. Unë do të rri në shtëpinë time. Nuk kam frikë. Ra tërmeti dhe unë nuk dola fare. Unë nuk dal, kam shtëpinë time, mund të na hedhin në gjykatë. Nuk kam ku shkoj. Të rri jashtë?

Policia Bashkiake negocioi me banorët që kundërshtojnë, të cilëve si të gjithëve u është premtuar se do të strehohen në hotele e po ashtu në shtëpi me qira. Dëme nga tërmeti i së dielës pati në disa shtëpi në afërsi të epiqendrës, në Xibër të Bashkisë Klos. Ndërkohë vijojnë post lëkundjet e gjeneruara nga ky aktivitet sizmik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE