Syzet që bëjnë ‘mrekullira’, përkthejnë për ju çdo gjuhë të botës!

vovalbania January 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Syzet që bëjnë ‘mrekullira’, përkthejnë për ju çdo gjuhë të botës!

Mund të mos keni më kurrë nevojë të mësoni një gjuhë, falë disa syzeve të reja që mund të përkthejnë për ju në kohë reale. Sipas mediave të huaja, TCL RayNeo X2 janë syze inteligjente të teknologjisë së lartë, që vijnë plot me veçori të krijuara për të transmetuar informacione digjitale drejt e në syrin tuaj. Kjo përfshin gjithçka duke nisur nga videot, muzika dhe mediat sociale.

Por ndoshta veçoria më interesante nga të gjitha është mjeti i përkthimit të RayNeo X2, i cili ju lejon të shihni automatikisht titrat për çdo gjuhë të huaj që flitet rreth jush. Ato përdorin përkthimin me Inteligjencë Artificiale të interpretuar në shumë gjuhë në të njëjtën kohë dhe në kohë reale. Nëse jeni duke folur me dikë ballë për ballë, syzet do të krijojnë titra për atë që ai/ajo thotë.

Ndërkaq, nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE