Në pranga për falsifikim dokumentesh, mes tyre edhe një ish-jurist i Hipotekës Durrës!

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në pranga për falsifikim dokumentesh, mes tyre edhe një ish-jurist i Hipotekës Durrës!

Tre të arrestuar në Durrës për falsifikim dokumentesh pronësie, mes tyre një 60-vjeçar, ish-jurist i Hipotekës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kthimi”, u bë i mundur arrestimi nën akuzën se kanë përvetësuar 5000 m² tokë të një qytetari, duke e regjistruar në hipotekë si pronë të tyren. Ndaj të arrestuarve gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kthimi”. Në kuadër të këtij operacion u bë i mundur arrestimi i tre personave nën akuzën se kanë përvetësuar 5000 m² tokë të një qytetari, duke e regjistruar në hipotekë si pronë të tyren. Policia informon se mes 3 shtetasve të arrestuar është dhe ish-juristi i hipotekës së Durrësit.

Ndaj të arrestuarve gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg. Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të arrestuarit janë: A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49306 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE