Shuplaka e Kejvinës, Kristi e pranon: Luizi tregoi shumë vetëkontroll, të ishte ndonjë tjetër…

vovalbania January 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuplaka e Kejvinës, Kristi e pranon: Luizi tregoi shumë vetëkontroll, të ishte ndonjë tjetër…

Banorët i janë kthyer ditën e sotme edhe njëherë çështjes së Kejvinës e cila la shtëpinë e Big Brother Vip Albania një natë më parë.

Teksa flisnin në oborr, Kristi iu drejtua Amosit dhe Oltës duke thënë se Luizi tregoi shumë kontroll pas shuplakës së Kejvinës pasi të ishte dikush tjetër do të kishte reaguar ndryshe.

“Luizi tani që po e mendoj prapë pas çdo gjëjë që tha Kejvina ka treguar shumë kontroll. Shumë qetësi. E qepi. Të ishte një tjetër aty”, tha Kristi.

Nga ana tjetër Olta u shpreh se Luizi e qepi pasi e kishte shqepur përpara, duke bërë një shkelje për të cilën Luizit i është hequr vërejtje nga produksioni. “E qepi se e kishte shqepur përpara”, deklaroi Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE