Situata e reshjeve në Lezhë, ulet intensiteti i shiut, aksi Lezhë-Milot i kalueshëm nga makinat

vovalbania January 19, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Lezhë!

Situata e reshjeve në qytetin e Lezhës paraqitet e qetë për shkak edhe të uljes së intensitetit të shiut.

Mësohet se ulja e reshjeve të shiut ka bërë që dhe situata të shkojë drejt normalizimit kjo edhe pas ndërhyrje tv shtabit të emergjencave.

Mësohet gjithashtu se në disa fshatra ende nuk ka energji elektrike.

Gjithashtu nga ana e bashkisë është kërkuar që me forcat xheniere të ndërtohet një urë bejli, në vendin ku prurjet e mëdha kanë dëmtuar atë.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 19.01.2023, ORA 18:30
Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të lartë në të mesëm që nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orë 12:00
Sasia e reshjeve për 24 orë ka qenë mesatatarisht rreth 70 mm shi.
Kuota lumit Drin është në nivelin +2.3 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.40 m) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë pushuar, kurse kuota e lumit Mat ka rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 300 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 250 m³/s (350 m³/s më pak se raportimi i oreve të mëparshme), por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Deri tani ka prezencë uji në tokat bujqësore por pa krijuar përmbytje.
Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.
Hidrovori Balldren -1.8 nga -1.5 kuota kritike
Hidorvori Tale. -05 nga -1 kuota kritike
Hidrovori Shllinza. -0.4 nga -0.5kuota kritike
Hidrovori Droje. -0.6 nga 0.0 kuota kritike
Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
Aktualisht, situata eshte me e qete. Probleme kemi ne fshatin Shullaz, Nj/A/Milot, ku kemi rreth 3-4 banesa te rrethuara me uje.
Eshte punuar gjate gjithe dites me strukturat tona dhe mjete ne pikat me kritike. Shkarkimet nga Shkopeti dhe Fani, nuk kane afektuar ne rritje max të Lumit Mat, dhe si pasoje, gjendja në Fushe Kuqe është normale. Situata varet nga sasia e rreshjeve ne
Bashkia Lezhë
-Në lagjen Beslidhja është kthyer normaliteti, pas ndërhyrjeve të punonjësve të bashkisë dhe rënjes së nivelit të reshjeve.
Nga ana e bashkisë Lëzhë nëpërmjet Prefektit të Qarkut Lezhë është kërkuar MM-së dhe AKMC mbështetje me 50 forca ushtarake dhe 2 mjete të kalueshmërisë së lartë të pajisura me varka, dhe me pompa për largimin e ujit, të cilat janë present në dispozicion të bashkisë Lezhë, por nuk është parë e arsyeshme futja e tyre ne operacion, pasi situate është drejt përmirsimit. Forcat ushtarake janë në gadishmëri per të ndërhyrë në çdo moment.
Gjithashtu nga ana e bashkisë është kërkuar që me forcat xhenjere të ndërtohet një urë bejli, në vendin ku prurjet e mëdha kanë dëmtura atë, por nga verifikimi në vend ka rezultuar se të dy shpatullat e urës janë dëmtuar dhe mbi të nuk mund të ndërtohet ura e bejlit, u ra dakort me Kryetarin e Bashkisë që ndërtohen nga ana e bashkisë bazamentet ku do të vihet ura e bejlit, dhe pastaj të vihet me forcat xhenjere për ndërtimin e saj.
Operacioni për ndërtimin e urës së bejlit u ndoq nga afër nga Komandanti i batalionit të Xhenjos bashkë me k/ing e tij.
Rruga që lidh fshatin Mërçi me superstradën Lezhë- Balldre, është bërë e kalueshme, pasi ka ra niveli i ujit.
Bashkia Mirditë
Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët herë herë të mesem, por me tendencë rënje.
– Lumi Fan është fryrë dhe po tenton gërryerjen e shtratit, por pa dalë prej tij.
Në shumicen e fshatrave të bashkise Mirditë ka mungesë energjie elektrike. Nga grupet e punës së OSHE është punuar gjatë gjithë ditës për normalizimin e gjendjes.
Strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmeri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE