“Unë nuk jam qen!”, Ronaldo debaton ashpër me Oltën!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Unë nuk jam qen!”, Ronaldo debaton ashpër me Oltën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ronaldo dhe Efi u përplasën ashpër me Oltën në hyrje të këtij spektakli. Ronaldo u shpreh se Olta ka qenë më e diferencuar në ditëlindjen e Kiarës, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Olta. Sipas Ronaldos, Olta përcjell energji negative në shtëpi. Ky koment krijoi debat.

Ronaldo: …edhe kur kemi gëzime është Olta ajo që diferencon disa njerëz mos të bëhen pjesë e festës edhe aty gjenë vend për të komentuar dhe vazhduar lojën dhe është gjëja më e shpifur…

Olta: ma thuaj konkretisht…

Ronaldo: sa për vërsulje unë nuk jam qen

Në ‘Prime-in’ e kaluar Vëllai i Madh i pati lajmëruar se nëse në vazhdim do të kishte ofendime, sharje, dhunë fizike ose psikologjike do të uleshin nga 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo herë. Mesa duket këtë javë banorët nuk kanë qenë kaq të kujdesshëm dhe deri më tani shifra e cmimit të madh ka kaluar në 94 mijë euro, pasi kanë arritur të shkelin rregullin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE