Luizi paralajmëron Oltën: “Do të kërkosh ndihmën e publikut për të dalë jashtë!”

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi paralajmëron Oltën: “Do të kërkosh ndihmën e publikut për të dalë jashtë!”

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar. Ndërkohë, përballje të forta ka pasur mes Oltës dhe Luizit, teksa ky i fundit e ka kërcënuar aktoren duke e paralajmëruar që së shpejti do ta bëjë atë, të dëshirojë të largohet vetë nga shtëpia e BBV.

Do të bëj Olta, të kërkosh ndihmën e publikut për të dalë jashtë! A kam thënë ndonjë fjalë që nuk ka dalë?!

Dyshja gjithnjë ka pasur përallje të forta, dhe duket se janë liderat e dy grupeve përkatëse, edhe pse as ata vetë, dhe as banorët e tjerë nuk e pranojnë diçka të tillë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49299 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE