Çështja ‘Gërdeci’/ Gazetari zbardh detaje të reja, zbulon kur mund të thirret Berisha në SPAK

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çështja ‘Gërdeci’/ Gazetari zbardh detaje të reja, zbulon kur mund të thirret Berisha në SPAK

Gazetari Arsen Rusta foli në lidhje me çështjen e Gërdecit, për të cilën ditën e djeshme u thirr për t’u pyetur në SPAK djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se  një fakt i pakundështueshëm është se pas tragjedisë së Gërdecit, Shkëlzen Berisha ka komunikuar me Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun që sipas tij arsyeja e bisedës ka qenë për çështje familjare.

Ndër të tjera Arsen Rusta nënvizoi se SPAK duhet të bëjë me dije se përse u thirr Berisha, pasi sipas tij nëse ka pjesë të tjera të hetimit që vazhdon të jetë e hapur, në SPAK mund të thirren dhe Sali Berisha e anëtarë të tjerë të qeverisë.

“Ka një fakt të pakundërshtueshëm që menjëherë pas  tragjedisë, Shkëlzen Berisha ka komunikime intensive si me Aldo Bumçin si me Fatmir Mediun. Ai dje tha se  me këto të fundit ka folur për situatat familjare dhe nuk dëshiron që t’i ndaj me mediat.  Megjithatë kjo mbetet për t’u parë. Mediut iu është komunikuar akuza.

Tashmë SPAK duhet të shpjegojë diçka, që nëse thirrja e Shkëlzen Berishës dhe Aldo Bumçit është për një pjesë tjetër të hetimeve që ende vazhdon të jetë e hapur. Nëse ka një pjesë tjetër që ende vazhdon të jetë e hapur, shumë shpejt pritet të shikojmë atje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-anëtarë të tjerë qeverisë së asokohe”-tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE