“Yjet” Xhemi Shehu ia dedikon mikeshës së saj, Arbanës!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Yjet” Xhemi Shehu ia dedikon mikeshës së saj, Arbanës!

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale, ku përveç tyre edhe djemtë e dy moderatoreve janë shokë shumë të mirë.

Arbana dhe Xhemi nuk i kursejnë kurrë dedikimet për njëra- tjetrën dhe ka qenë kjo e fundit e cila teksa ka ripostuar një foto nga ‘look-u’ i prezantueses së ‘BBV’ nga spektakli i djeshëm, krahas i ka vendosur disa ’emoji’ me yje për ta përshkruar mikeshën e saj.

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj.

Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE