Instituti i Vjenës parashikon rritje me 3% të ekonomisë së Shqipërisë këtë vit!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Instituti i Vjenës parashikon rritje me 3% të ekonomisë së Shqipërisë këtë vit!

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës (WIIW) parashikon që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 3% këtë vit. Ky është ritmi më i ulët i rritjes për periudhën 2021-2025. Parashikimet e Institutit të Vjenës janë më optimiste për vitin 2024, kur ritmet e rritjes pritet të jenë 3.6% dhe 3.8% në vitin 2025. Ekspertët e Vjenës pohuan se megjithë vështirësitë që krijoi lufta në Ukrainë, Europa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor treguan qëndrueshmëri.

Richard Grieveson, zëvendësdrejtor i WIIW dhe autori kryesor raportit tha se “Strategjia e Putinit për përdorimin e energjisë si armë ka dështuar”. Për vitin 2023, WIIW parashikon rritje mesatare 1% për vendet anëtare të BE-së.  Shtetet e Europës Juglindore anëtare në BE, në veçanti po tregohen mjaft elastike. Në të Vishegradit, rritja mesatare do të jetë vetëm 0.6%, ndërsa ekonomia hungareze pritet të tkurret me -1% këtë vit.

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen me vetëm 1.8%, e Turqisë 3%. Edhe pse rritja pritet të jetë më e ulët se vitin e kaluar, recesioni do të shmanget nga shumica e vendeve me përjashtim të Hungarisë e Rusisë, ekonomia e të cilave do të bjerë këtë vit.

Grieveson thotë se faktori më i madh i pasigurisë mbetet lufta në Ukrainë. Inflacioni në rajon ka kaluar kulmin e tij, por mbetet i lartë. Bankat qendrore në vendet e rajonit mund të lirojnë disi politikën monetare, çka do ta ndikonte pozitivisht rritjen.

Pas një rënieje prej 30% të PBB-së vitin e kaluar, Ukraina e shkatërruar nga lufta duhet të rimëkëmbet disi këtë vit me 3%. Për më tepër, ky parashikim përfshin pasiguri të mëdha e mbi të gjitha varet nga ecuria e ardhshme e luftës. Fushata e bombardimeve të Rusisë vazhdon të shkatërrojë pjesë të mëdha të infrastrukturës ukrainase.

Në vitin 2023, PBB-ja në Rusi pritet të bjerë me 3%. Përveç mobilizimit ushtarak, mungesa e eksporteve të gazit në Europë po ndikon negativisht ekonominë ruse.

Embargoja e naftës së BE-së dhe kufiri i çmimit për naftën ruse kanë bërë që Rusia ta shesë naftën e saj me çmim të ulët. Në katër javët e para pas hyrjes në fuqi të masave, çmimi i naftës së papërpunuar ruse ra në 47 dollarë për fuçi. Sanksionet u vendosën më 5 dhjetor, por Vasily Astrov, ekspert i Rusisë në WIIW beson se ato do të kenë pak ndikim në aftësinë e Putinit për të financuar luftën tani për tani.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE