Luizi dhe Kiara dhanë puthjen që kurorëzoi lidhjen e tyre, Ronela Hajati bën komentin EPIK (FOTO)

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi dhe Kiara dhanë puthjen që kurorëzoi lidhjen e tyre, Ronela Hajati bën komentin EPIK (FOTO)

Puthja e parë në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “BigBrother VIP” i ka surprizuar të gjithë.

Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre. Çifti dukeshin mjaft të bukur ku Kiara ishte vshur me një fustan nusërie dhe vello të bardhë, ndërsa Luizi me kostumin e dhëndrit.

Kristi ishte ai i cili  i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.

Momenti i puthjes së çiftit, është bërë virale kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë. Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.

Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkroi ajo.

Luizi dhe Kiara dhanë puthjen që kurorëzoi lidhjen e tyre, Ronela

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE