Themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, kryeministri Kurti vë kushte!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, kryeministri Kurti vë kushte!

Kryeministri Albin Kurti tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të konsiderohet me disa kushte e ndër të tjera “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”. Këto deklarata, shefi i qeverisë së Prishtinës i bëri gjatë një seance të Kuvendit. Një tjetër kusht, sipas tij, është që Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik.

Duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve, si dhe të marrin parasysh standardet e modelet europiane.

Para themelimit të Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet vetëm pas njohjes reciproke.

Duke numëruar kushtin e fundit, Kurti nënvizoi edhe se “presidenti serb Aleksander Vuçiç duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian e te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Union.

Këto kushte që i vendosa unë janë politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal dhe europian të qeverisjes e politikëbërjes. Drejtuesit e opozitës kanë qenë në dijeni për këto kushte.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kritikoi njërin prej kushteve të vendosura nga Kurti, atë për çarmatosjen e veriut. Abdixhiku tha se kjo nuk është çështje për dialog me Serbinë, por detyrë e Kurtit dhe organeve të rendit që ta bëjnë.

Jo gjashtë, por 22 udhëzime i ke nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha i ke me një vend, thonë respektim i rendit, Kushtetutës së Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës deklaroi se nuk e di nëse është rastësi apo sinkronizim mes Kurtit e Vuçiçit që në kohën kur në Parlamentin e Serbisë po diskutohet për dialogun, kryeministri kosovar jep lajmin për themelimin e Asociacionit.

Ky moment duhet të jetë një koordinim i mirë mes dy liderëve, Kurtit dhe Vuçiçit, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtin moment, po japin lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marrë kjo marrëveshje. Ajo që është e rëndësishme është ndryshimi radikal, drastik, që është ndryshim jashtëzakonisht i madh i diskursit të Kurtit.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE