“Fati juaj është fati ynë”, presidenti i KiE i prerë: E ardhmja e Ukrainës është në BE! Populli ukrainas ka bërë zgjedhje të qarta për liri e demokraci!

vovalbania February 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Fati juaj është fati ynë”, presidenti i KiE i prerë: E ardhmja e Ukrainës është në BE! Populli ukrainas ka bërë zgjedhje të qarta për liri e demokraci!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka postuar në Twitter një video të konferencës së tij të fundit të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në postim Michel ka theksuar se e ardhmja e Ukrainës dhe e popullit të saj është të jetë pjesë e Unionit, pasi shtoi se ukrainasit kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre për liri, demokraci dhe sundimin e ligjit.

“Populli ukrainas ka bërë një zgjedhje të qartë për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.Edhe ne në BE kemi marrë një vendim të qartë. E ardhmja juaj është me ne në Bashkimin tonë të përbashkët Evropian. Fati juaj është fati ynë”, shkroi Michel.

The Ukrainian people have made a clear choice for freedom, democracy, and rule of law. And we in the EU have also made a clear decision.

Your future is with us. Your destiny is our destiny.

That’s why we are here today. Standing by your side.@ZelenskyyUa #EUUkraine pic.twitter.com/c3uNs1GnGX

— Charles Michel (@CharlesMichel) February 3, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE