Arrestimi i Alda Klosit, Rozeta Dobi: Më tha t’i merrja paratë që të fajësonte bashkëshortin!

vovalbania February 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i Alda Klosit, Rozeta Dobi: Më tha t’i merrja paratë që të fajësonte bashkëshortin!

Arrestimi i Alda Klosit për pastrim parash, dalin të tjera detaje që çojnë në ndryshim të dinamikës së ngjarjes. Disa deklarime në polici nga ish-pastruesja e saj, Rozeta Dobi çuan në prangosjen e ish-drejtoreshës së koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë kur drejtohej nga Arben Ahmetaj dhe ish-shefe e kabinetit e Ahmetajt në kohën kur ishte zv.kryeministër. Rozeta dhe djali i saj Havier Dobi dyshohen për vjedhjen e mijëra eurove nga shtëpia e zyrtares në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë. Rozeta Dobi ka thënë se vetë Alda i kërkoi t’i merrte paratë.

Sipas saj, kishte probleme me bashkëshortin dhe vjedhjen e inskenoi për ta bërë përgjegjës. Po ashtu Dobi ka deklaruar se “në shtëpinë e Klosit hynin shuma të mëdha të parave”.

Kam parë shumë para’, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja. Alda nuk ishte në banesë kur mora paratë, inskenova grabitjen. Alda kishte probleme me bashkëshortin dhe donte ta bënte përgjegjës. Në banesën e Alda Klosit vinin shpesh para’.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje nga dëshmia e Alda Klosit në Polici. Po ashtu, akoma nuk dihet nëse çështja do të mbetet në Prokurorinë e Tiranës apo do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), meqënëse Klosi ka mbajtur funksione të larta në administratë. Nuk përjashtohet dërgimi në Prokurorinë e Posaçme pasi jozyrtarisht burime për Top Channel thanë se Dobi ka përmendur edhe ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Prej javësh tashmë, Rozeta Dobi dhe i biri Havier ndodhen në burg pasi u zbulua vjedhja në banesën e zyrtares. Po ashtu, një rikontroll policor në shtëpinë e familjes Dobi çoi në gjetjen e 400 mijë eurove të tjera të fshehura në tuba e që kanë mbetur pa pronar.

Kujtojmë se kur ngjarjes iu bë jehonë, në dëshminë e saj pas zbulimit të vjedhjes, Alda Klosi deklaroi se shumën e parave para e kishte të deklaruar dhe se e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE