A parashikohen tërmetet? Ende nuk është arritur, Shqipëria s`rrezikohet nga ngjarja sizmike e Turqisë

vovalbania February 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A parashikohen tërmetet? Ende nuk është arritur, Shqipëria s`rrezikohet nga ngjarja sizmike e Turqisë

Tërmeti i Turqisë dhe Sirisë konsiderohet më shkatërrimtari i 100 viteve të fundit. Tragjedia në përmasa apokaliptike ndodhi për shkak të skenarit më të keq të aktivitetit sizmik, dy tërmete të mëdhenj të ndarë në kohë dhe distancë nga njëri-tjetri. Të gjithë pyesim se a do të mund ta përballonte Shqipëria një tërmet të këtyre përmasave?

Sizmologu Rrapo Ormeni ka një përgjigje qetësuese dhe sqaron se vendi ynë nuk bën pjesë në shtetet me rrezik shumë të lartë nga tërmetet.

Edhe pse Mesdheu është një nga brezat më aktivë në botë, Shqipëria ka aktivitete më të ulët sizmik se Turqia, Italia dhe Greqia. Sipas të dhënave të deritanishme në Shqipëri tërmetet nuk e kanë kaluar magnitudën 7.

Sizmologu Ormeni deklaron se tërmeti i Turqisë nuk ndikon në aktivitetin sizmik të vendit tonë, ndërsa shuan çdo hamendësim në lidhje me parashikimin e tyre.

Të vetmit që mund t’i ndiejnë tërmetet pak para rënies, janë kafshët dhe brejtësit. Për shkak të ndjeshmërisë ndaj valëve elektromanjetike ata reagojnë menjëherë pak sekonda para goditjes sizmike, kohë e pamjaftueshme për reagimin dhe largimin e njerëzve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE