Luizi bën lëmsh edhe politikën, partitë akuza për rolin e protagonistit të Big Brother Vip

vovalbania February 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi bën lëmsh edhe politikën, partitë akuza për rolin e protagonistit të Big Brother Vip

Jo vetëm shtëpinë e Big Brother Vip, botën e showbizz-it, tregun e muzikës, diskutimet e përditshme por edhe politikën.

Fenomeni “Luiz Ejlli” është tashmë në çdo tryezë pjesë e diskutimeve të përditshme që prej nisjes së eksperiencës së tij në Big Brother Vip.

Së fundmi partitë politike janë përfshirë në akuza ndaj njëra tjetrës pikërisht për këtë personazh.

Shkak është bërë hyrja e Bledi Manes në këtë format, me qëllime të qarta dhe mjaft të dukshme për të sulmuar Luizin të cilin ka nisur ta atakojë prej javësh edhe jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Anëtari i FRPD, Grigels Muçollari ka deklaruar se Top Channel ka vendosur të fusë Bledi Manen në këtë format me porosi të qeverisë, pasi vazhdimisht Luizi ka mbështetur kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Duket se Luizi ka marrë kritika edhe nga vetë produksioni për të mos e përmendur më Berishën, kjo edhe për të mos e politizuar programin.

Kjo u vu re në primen e kaluar, kur ai festoi me dy gishtat lart, një gjest me të cilin identifikohet edhe Berisha.

Arbana i tërhoqi vëmendjen dhe menjëherë Luizi reflektoi duke kërkuar ndjesë. Megjithatë kjo situatë shkaktoi të qeshura te të dyja palët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE