119 orë pas tërmetit, nxirret i gjallë nga rrënojat 16-vjeçari në Turqi

vovalbania February 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
119 orë pas tërmetit, nxirret i gjallë nga rrënojat 16-vjeçari në Turqi

Një djalë 16-vjeçar u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në qytetin turk të Kahramanmaras, 119 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi vendin dhe Sirinë.

Në skenat dramatike, Kamil Can u nxor nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë. Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave.

Kamilin e çuan me barelë tek të afërmit të cilët e pritën me lot gëzimi.

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballësh, nga i cili kanë vdekur më shumë se 24 mijë persona në Turqi dhe Siri, ka bërë të cilësohet si tragjedia më e ndjeshme në pushtetin që prej dy dekadash të Erdoganit.

Presidenti turk ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve vendimtare më 14 maj që mund të zgjasin pushtetin e administratës së tij me bazë islamike deri në vitin 2028.

Opozita e tij e ndarë do të ketë pak kohë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të rënë dakord për një kandidat të përbashkët presidencial deri në afatin përfundimtar. Mbetet për t’u parë nëse votimi tani mund të vazhdojë siç është planifikuar.

Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në dhjetë provinca të prekura nga tërmeti. Në zonat e goditura nga tërmeti ende po vazhdon nxjerrja e trupave të vdekur ndërsa shumë njerëz janë duke jetuar në rrugë ose në makinat e tyre.

Zhvillimi i një kampanje në këto rrethana duket i pamundur. Por, si duket ka edhe një anë tjetër politike që është shumë personale për presidentin Erdogan.

Ky tërmet ndodhi pikërisht në kohën kur Erdogani vetëm se filloi të “pëlqehej” nga qytetarët në Turqi, pas një situate krize të krijuar si pasojë e gjendjes të rëndë ekonomike që kaploi popullatën në vitin e kaluar.

Hidhërimi i Tanriverdit është një shenjë e keqe për Erdoganin, në një krahinë ku ai mundi rivalin e tij laik të opozitës në zgjedhjet e fundit më 2018.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lënduar, sepse askush nuk u mundua të na ndihmojë”, u shpreh Tanriverdi lidhur me reagimin e Qeverisë për tërmetin.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, takohet me banorët që u strehuan në tendat e ngritura nga Qeveria gjatë vizitës së tij në qytetin juglindor turk, Kahramanmaras, dy ditë pas tërmetit të fortë që goditi rajonin.

Ankesat e Tanriverdi janë të zakonshme në krahinën Adiyaman, e cila u godit rëndë nga tërmeti.

Vendasit ankohen se ekipet e shpëtimit nuk kanë mbërritur me kohë për të nxjerrë të mbijetuarit e orëve të para kritike. Disa përmendën mungesën e pajisjeve për shpimin e pllakave të betonit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE