Humbin jetën të moshuarit në Lushnjë, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi në shtëpi!

vovalbania February 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbin jetën të moshuarit në Lushnjë, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi në shtëpi!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapez, njësia administrative Kolonjë, Bashkisë Lushnje.

Islam Kalliri 90 vjeç dhe bashkëshortja Qelibare Kalliri 80 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë. Çifti i të moshuarve jetonin vetëm pasi djali ishte në emigracion dhe dy vajzat ishin të martuara.

Fqinjët njoftuan policinë pasi nuk i panë prej dy ditësh të dilnin nga shtëpia. Dyshohet se janë asfiskuar nga gazi i furnelës me të cilën ngroheshin.

“Folëm pardje në drekë tha mos kini merak. Babanë e kishim të sëmurë kemi një vit e ca. Prandaj më hapni derën, tentova të hy brenda nuk më le policia. Ne i kemi prindër dhe policia nuk më la të hy brenda ti shoh. Ata ngroheshin me gaz, e hoqën sobën e drurit”, tha vazja e tyre.

Ekpertiza mjeko-ligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes së të moshuarve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE